Mbeturinat në hyrje të fshatit Debërc të komunës së Zhelinës në Tetovë kanë ngulfatur banorët e këtij fshati megjithatë ky problem nuk është denoncuar për një kohë të gjatë për shkak të kërcënimeve nga kryetrari i bashkësisë lokale Besim Hamiti. Ky i fundit gjatë ditës së sotme ka fyer ekipin e televizionit Alsat, i cili kishte shkuar në fshatin Debërc për të filmuar situatën. Përmes kërcënimeve dhe sharjeve ai kërkoi nga gazetarët të largohen nga fshatin dhe të mos e filmojnë deponinë.

“Ndale atë kamerë a dëgjon çfarë them ndale atë kamerë . S’ka lidhje që je gazetar, mos mu bëj filozof, unë këtu të gjitha I dijë dhe unë shumë mirë të them këtu nuk ke të drejtë , merr veturën edhe shko te deponia xhiro pa lejen time , kur do të jap leje , këtu pyetmë unë, jam shef I këtij vendi dhe unë pyetëm dhe p unë kamë përgjegjësi. Ndërsa kur do të thërras në telefon dhe do të them hajde nesër kush të dojë mund të japë deklaratë, a më kupton . Këta kanë ardhur kotë e kotë të bëjnë marketing politikë ”, u shpreh Besim Hamiti, bashkësia lokale Debërc.

Shumë banorë të Debërcës kanë hezituar të flasin për këtë problem, por ata që arritëm ti intervistojmë thonë se kjo pikë grumbullimi e mbeturinave ka dëmtuar të mbjellat e tyre dhe kundërmon erë të rëndë.

“Kjo deponi është problem për të gjithë fshatin sidomos për ata persona që kanë tokë aty për shkak se ka erë të keqe dhe nuk mund as të punohet tok, asgjë dhe për këtë edhe rinia e fshatit ka marr iniciativë. Edhe pse kemi grumbulluar nënshkrime nuk është marr asgjë për tu larguar nga këtu , kemi shpresa se komuna do të ndërmarre diçka pasi që kemi dërguar edhe kërkesë”.

“Deponia e cila gjendet në hyrje të fshatit Debërcë e ka ngulfatur këtë rajon edhe pse banorët e këtij vendi janë kundër kësaj deponia kryetari i bashkësisë lokale duke e kërcënuar ekipin e televizorit Alsat dhe banorët nuk lejon që ky problem të shfaqet në opinion”.

Nga komuna e Zhelinës nuk duan të prononcohen para kamerave, por jashtë tyre thonë se kjo pikë grumbullimi e mbeturinave është pasojë e mosfunksionimit të deponisë në Rusiono të Gostivarit.Alsat-M