Dega e LR-PDSH-së në Kumanovë ka dal me sqarim pas dorëheqjeve të kryetarëve të katër nëndegëve të saj, lidhur me mospajtimet me listën e kandidatëve për deputetë në njësinë e 2 zgjedhore.

“E kemi obligim moral të ju njoftojmë në lidhje me lajmin që po qarkullon  nëpër media se në Degën e LR-PDSH Kumanovë ka probleme dhe disa nëndegë kan dhënë dorëheqje .

Fillimisht ju njoftojmë  se personat të cilat kanë bërë këtë veprim të ngutur dhe të gabuar  janë raste individuale dhe nuk paraqesin  situatën e vërtetë në  teren dhe se personat në fjale kanë dhënë vetëm dorëheqeje individuale dhe aspak grupore kështu që  gjendja  nëpër nëndegë është normale dhe këtë do e dëshmojmë në ditët në vazhdim me aktivitetet nëpër nëndegë

Për të qenë transparent duam të ju njoftojmë se lajmi që është shpërndarë nëpër  media se gjoja kandidati për deputet është zgjedhur në mënyrë jo legjitime nuk është aspak i vërtetë dhe se do ju paraqesim verzion zyrtar dhe të vërtetë .

Të gjithë jeni të informuar se  LR-PDSH  ka nënshkruar marrveshje për koalicionim me RDK dhe Unitetin dhe se në zgjedhje do të garojmë  së bashku me një listë të përbashkët si Aleanca për Shqiptarët  dhe se në marrveshjen për zonën nr 2 bartësi i listës ishte caktuar të jetë një kandidat i pavarur nga  Aleanca Për Shqiptarët    dhe për këtë kandidat kanë dhënë pëlqim  LR-PDSH ,  RDK dhe UNITETI .

Gjithashtu njoftojmë opinionin se gjatë  zgjedhjes së kandidatëve për deputet nuk është bërë asnjë shkelje statutare dhe procedurale dhe se për vendimin e kuvendit për listën e deputetëve kanë votuar shumica  e anëtarëve të kuvendit dhe për këtë kemi dëshmi proçesverbalet që janë mbajtur në kuvend .

LR PDSH Kumanovë i faleminderon   të gjithêve për kontributin e deritanishëm që kanë  dhënë gjatë  kësaj periudhe  por një kohësisht ju drejtohemi të gjithëve që mund të jenë zhgënjyer nga kjo zgjedhje duke ju dhënë garancën   se ne vazhdojmë të qëndrojmë premtimeve për unifikimin e shqiptarëve  dhe për zgidhjen e çështjes shqiptare dhe për këtë proces të rëndësishëm jeni të nevojshëm ju të nderuar që e ndihmuat deri tani këtë proces  , është i rëndësishëm  edhe çdo shqipëtar që me kontributin e tij dëshiron të ndihmoj në këtë rrugë që jemi nisur “, thuhet në fund të përgjigjes.