Partia Demokratike Shqiptare  të dielën zbarkoj në Saraj të Shkupit duke vazhduar me programin e saj “Dëgjesa publike” me ç’rast u realizuan një sër takimesh me qytetarët dhe mbështetësit e PDSH-së, të pranishëm në këto takime ishin deputet e funksionar partiak, ndërsa në takimin qendror me qytetar që u mbajtë në Shkollën Fillore “Bajram Shabani” në Kondovë i pranishëm ishte edhe vetë lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Në këto takimet u dëgjuan qëndrimet e banorëve të kësaj ane, ndërsa kreu i PDSH-së Thaçi prezantoi programin dhe platformën politike të PDSH-së.

Kreu i PDSh-së në bashkëbisedim me qytetarët u shpreh se qeveria VMRO-BDI e zhytën popullin shqiptar në borxhe, në papunësi dhe në varfëri. Këta qeveritarë të korruptuar me iskenime të ndryshme, me terror, me ndërprerjen e energjisë elektrike, me gjoba dhe tatime të majme, i prunën shqiptarët buzë një apokalipsi ekonomik .