Lideri i VMRO-DPMNE Nikola Gruevski  së bashku me  Ministrat Nikolla Poposki,Nikolla Todorov, Trajko Veljanovski, Vladimir Gjorçev dhe Aleksandar Nikollovski u takua me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Hoyt Brian Yee.

Në takim  nga  ana e VMRO-DPMNE u prezantuan pikëpamjet mbi zhvillimet e fundit, situatën politike dhe aspekte për dalje nga kriza.

Nga VMRO-DPMNE është theksuar se Maqedonia ndodhet në një krizë të thellë politike  një kohë të gjatë dhe shumë gjëra i kanë paraprirë kësaj situate, e gjithë kjo ka rezultuar me hyrjen e popullit në Parlament. VMRO-DPMNE nuk e mbështet dhunën fizike, por në të njëjtën kohë ka dënuar dhunën politike që kaushtruar  LSDM në institucionet, rregulloren ligjet dhe kushtetutën.

Për VMRO-DPMNE dhuna politike në kundërshtim me Kushtetutën, ligjet dhe rregullat nga ana e LSD shkaktoi zemërim  dhe provokimi shtesë ishte intonimi e himnit shqiptar në Parlamentin e Maqedonisë. E gjithë kjo  përfundoi me një përpjekje të paligjshme për të zgjedhur një president të kuvendit  jashtë  të gjitha procedurave në një seancë   të mbyllur zyrtarisht  pa procesverbal, pa  stenograme, pa të drejtë fjalimi të deputetëve, jashtë  nga rregullorja, ligjet dhe kushtetuta.

Për VMRO-DPMNE ky preseden  hap një mundësi të  të keqe  për të ardhmen, në mënyrë të paligjshme të përsëritet kjo dhe të bëhet praktikë, e pezullimit të  sistemit juridik të vendit.

Sa i përket debatit në Parlament , ishin përdorur të gjitha mundësitë ligjore dhe procedurale nga VMRO-DPMNE dhe Koalicioni për Maqedoni më të mirë për të përcjellë pikëpamjet dhe qëndrimet përmes debatit parlamentar, duke përdorur maksimumin  ligjit dhe atë që jep Rregullorja.

VMRO-DPMNE nuk pajtohet me imponimin  e platformës së  Tiranës, e cila  ka një pjesë shumë të diskutueshme dhe  rrezikshme për funksionimin e mëtejshëm të shtetit. Krijimi i saj dhe  pranimi   pas zgjedhjeve të  dhjetorit për një numër të qytetarëve paraqet një mashtrim të madh elektoral.

Nga  ana VMRO-DPMNE është theksuar se mënyra më e mirë dhe më e shpejtë për të dal nga kriza politike është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare së bashku me zgjedhjet e rregullta lokale.

Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së

© fol.mk