Nisur nga mungesa e një koordinimi të mirrëfilltë të faktorit politik shqiptar, intelektual, akademik në IRJ të Maqedonisë e pamë të arsyeshme dhe të duhur në momentin që po kalon vendi, që të diskutojmë për problematika, të cilat janë të rëndësishme për shqiptarët këtu.
Ne një grup i intelektualëve nga IRJ të Maqedonisë gjykojmë se:
 Për sa i përket ndryshimit të emrit duke pasur parasysh identitetin shtetëror, sepse identiteti kombëtar nuk preket;
 Në një të periudhë kohore sa më të shpejtë të hapet diskutimi dhe të dilet në mënyrë të koordinuar me të gjitha resurset që i kanë shqiptarët në IRJ të Maqedonisë si brenda dhe jashtë vendit me një memorandum që do ishin qëndrimet e shqiptarëve për zgjidhjen e cështjes së emrit.
 Ne një grup intelektualësh shqiptar nuk e pranojmë mospërfshirjen e shqiptarëve në bisedime për zgjidhjen e emrit të IRJ të Maqedonisë;
 Nuk e njohim legjitimitetin e përfaqësuesve shqiptar për cështjen e emrit pasiqë nuk ka gjithëpërfshirje dhe janë qëndrime indivudale për këtë cështje;
 Mendojmë se zvarritja e moszyrtarizimit të plotë gjuhë shqipe është truk i partive politike maqedone dhe shqiptare që gjuha shqipe mos t’a gëzojë edhe atë pak status të cunguar me synim për ta kthyer gjuhën shqipe në gjuhë pakice me qëllim që të mos njihet ndërkombëtarisht në OKB si gjuhë zyrtare e IRJ të Maqedonisë.
 Ne si grup intelektualësh i ftojmë të gjithë ata, që mendojnë se mund ta japin kontributin e tyre të na bashkangjiten në këtë proces të rëndësishëm.
 Diskutimet për cështje që kanë të bëjnë me interesat e shqiptarëve u rra dakord që të vazhdojnë mëtutje me takime.

10, shkurt 2018,Tetovë