Si çdo vit edhe kësaj rradhe me rastin e festave të fundvitit, Komuna e Çairit i kushtoi rëndësi të veçantë procesit të dekorimit ndriçues të hapësirës së saj komunale (rrugëve dhe objektjeve) duke finalizuar kështu një projekt me efekte të larta estetike në frymën e kohës dhe jetës moderne. Në procesin dekorues janë përfshirë këto lokacione:

– hapësira prej QT Mavrovasja deri te Tërthorja;
– rr. Cvetan Dimov;
– rr. Hristijan T. Karposh (prej te udhëkryqi i rr. Xhon Kenedi deri te udhëkryqi i rr. Brigada e 2 maqedonase);
– Çarshia e Vjetër e Shkupit (nga Shtëpia e mallrave Most deri te Porta e Bit Pazarit) dhe
– hapësira në Çairin e Vjetër në afërsi të Restoranit Biznis me kërkesë të qytetarëve dhe
– Ndërtesa administrative e Komunës.

.