Mozzik e Kida kanë realizuar edhe një këngë tjetër gjatë këtij viti.

Mozzik ka bashkëpunuar me Kidën për këngën me titullin ‘Kërkun’.

Kënga është pjesë e albumit më të ri ‘MozzArt’, që reperi ka nxjerrë në orët e para të ditës së sotme.

Albumi ka gjithsej 20 këngë dhe është publikuar i plotë në versionin ‘audio’ në Youtube dhe platformat tjera muzikore.