Një delegacion i LR-PDSH-së, të udhëhequr nga Dr. Bekim Tateshi, Prof. Elmi Aziri si dhe përfaqësues nga kryesia e LR-PDSH Kumanovë – Likovë kanë vizituar sot Abdulfetah Alimin apo siç njihet tanimë me epitetin e merituar si heroi shpëtimtar i liderit të LR-PDSH Ziadin Sela gjatë natës së sulmeve terroriste të 27 prillit.

Përfaqësuesit e LR-PDSH falemenderuan edhe njëherë Fetah Alimin për veprën heroike, vepër e cila cilësohet si ndalesë kryesore e ndonjë konflikti të mundshëm ndëretnik dhe vepër e cila shpëtoi jetën e deputetit njëherit liderit të LR-PDSH-së z. Ziadin Sela./fol.mk/

 

©FOL