Njihuni me delen që ka një shprehi të pazakontë, kjo kafshë nuk mund të jetojë pa cigare – pasi e do shumë nikotinën.

Madje shihet shpesh para marketeve, duke shpresuar që personat që kanë bërë shoping do t’i japin ndonjë cigare derisa i fusin gjësendet e blera në bagazhin e veturës, transmeton Telegrafi.

Dashuria e madhe për nikotinën, e ka bërë delen të heq dorë nga bari për cigare. Kjo kafshë jeton në Mandya  në Karnataka të Indisë.

“Varësia e madhe për cigaret ka bërë që delja ime të heq dorë nga bari dhe të vazhdojë me nikotinë”, ka deklaruar pronari i deles, Yahwant.

Por është interesant se sa herë që delja nuk mund të sigurojë ndonjë cigare, hanë produkte tjera që mund të kenë një sasi të vogël të nikotinës.

Ndërkaq, fermeri pranon se cigarja i ka ndihmuar kafshës t’i largojë parazitët dhe krimbat që e sulmojnë.