Objekti i Kuvendit dhe pajisjet janë të siguruara në një agjenci sigurimi e cila do t’i kompenzojë të gjitha dëmet e shkaktuara më 27 prill, kanë njoftuar sot nga shërbimi për informim i Kuvendit. “Pas ngjarjeve të 27 prillit të vitit 2017 shërbimi profesional i Kuvendit të Maqedonisë ka bërë hetime të dëmit material. Momentalisht po kryhet dokumentimi, fotografimi dhe përshkrimi i të njëjtës. Pas kryerjes së procedurës së përgjithshme për verifikim dhe vlerësim të dëmit të shkaktuar, do tu njoftojmë për të njëjtën. Kuvendi, objekti dhe pajisjet janë të siguruara dhe kompania e sigurimit do ti mbulojë dëmet e shkaktuara”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Kuvendi i Maqedonisë. Në sulmin e protestuesve të dhunshëm natën e 27 prillit, pas zgjedhjet se Talat Xhaferit për kryetarë Kuvendi, në Kuvend u shkaktuan dëme të mëdha materiale, ndërsa disa deputet morën lëndime fizike. /SHENJA/