Menduh Thaçi pas nëntë viteve u largua nga posti kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare. Ende nuk dihet se kush do të jetë pasardhësi i tij.  Analisti Alejdin Demiri shpreh dyshime rreth sinqeritetit të veprimit të Thaçit. Demiri thotë se edhe nëse Thaçi tërhiqet me të vërtetë, ai në krye të PDSH-së do ta vendosë një marionetë të tij që përsëri ta dirigjoj PDSH-në.

“A duhet ose nuk duhet të shpëtoj PDSH-ja? Këtu nuk mund të kesh qëndrim për arsye se nuk dihet ai çfarë do të bëjë. Ai mund të luaj një lojë të tërhiqet pak dhe të vendos një marionetë te tij aty dhe përsëri të dirigjoj me PDSH-në, ashtu siç ka qene sepse ai PDSH-në e trajton si pronë të veten dhe vështirë se do të ndahet prej saj”, u shpreh Alajdin Demiri, analist.

Ndryshe, Menduh Thaçi për më shumë se 20 vite është pjesëmarrës aktiv në skenën politike në Maqedoni. Ai karrierën e tij e filloi si zëvendës-kryetar i Partisë për Prosperitet Demokratik të shqiptarëve. Në vitin 1997 kjo parti u nda në dy degë, duke formuar edhe partin Demokratike Popullore. Thaçi postin e zëvendës-kryetarit e kishte deri në vitin 2006, pas largimit nga skena politike e Arbën Xhaferrit, kur si lider i PDSH-së u zgjodh Menduh Thaçi. Ai në faqen e tij në rrjetet sociale paralajmëroi se edhe më tej do të mbetet “ushtar i bindur” i PDSH-së.