Deklarata e fundit e Kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi se do të jetë zv.Kryeministër i vetëm shqiptar në qeverinë e ardhëshme, për analistët politik paraqet një blof dhe manipulim të opinionit, ngjashëm sikur në zgjedhjet e kaluara kur Thaçi deklaroi se PDSH-ja do të bëhet pjesë e qeverisë edhe vetëm me një deputet.

Profesori universitar, Alajdin Demiri thotë se blofet e kryetarit të PDSH-së Menduh Thaçi janë të njohura për opinionin dhe këto premtime nuk duhet të merren seriozisht, për shkak se Thaçi shumë herë ka premtuar gjëra të cilët asnjëherë nuk janë realizuar.

“Blofet e partive si dhe jo zerioziteti i Thaçit se mund të bëhet se mund të bëhet çdo gjë është një metodë politike e tij që i ngjanë deklaratës së tij më parë kur tha se do të hy në qeveri edhe me vetëm një deputet. Andaj këto deklarata janë jo serioze dhe blofe”, ka deklaruar për Zhurnal, profesori universitar Alajdin Demiri.

Ndryshe, mbrëm në emisionin “Zig Zag” që emetohet në Televizionin Art, kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi deklaroi se ai do të jetë zv.kryeministri i vetëm shqiptar që do të ketë mundësi edhe për veto në vendimet qeveritare.