Ballina Lajme Maqedoni Demiri ulet në bankën e të akuzuarve

Demiri ulet në bankën e të akuzuarve

Pasdite në Gjykatën Themelore Shkupi 1, është caktuar seancë gjyqësore për anëtarin e partisë “E Majta” (Levica) Mariglen Demiri, për pjesëmarrje në Revolucionin Laraman, transmeton Portalb.

Demiri, i cili është edhe kandidatë për deputet, akuzohet për pjesëmarrje në protestat ku u demolua Zyra Popullore e presidentit Gjorgje Ivanov.

Seanca gjyqësore e 25 shtator ishte anuluar për këtë datë, pasi që Prokuroria kishte kërkuar që në mënyrë shtesë t’i shqyrtojë argumentet e mbrojtjes./Portalb