Nga Medai SHAHOLLI

Demonkracia pansllaviste si në gjithë ballkanin ashtu dhe në NMK, ka për qëllim implementimin dhe shtrirjen, ngulitjen dhe imponimin e kulturës dhe gjuhës sllave në trojet e Iliridës.

Kësisoj, gjarpri i Strumicës Zajko, lideri i socialdemokratëve dhe vëllami i Edi Ramës, ka lansuar prej kohësh këtë projekt antishqiptar para shumë kohësh në mes të Tiranës, para një studio televizive, ku ai tha se ”do bëjmë një komb dhe një shoqëri maqedonase…”
Ai më tej ka shtuar se ne duam të shkojmë tej MO e cila nuk e parashikon këtë politikë.

Ndërsa politika në Tiranë e ka mbëshetur këtë politikë shkombëtarizuese të ”reformatorit” Zajko për krijimin e një shoqërie dhe një kombi sllav.

Përveç studiuesit Nijazi Muhamedit nga Tetova, që e ka denoncuar me të drejtë këtë dekleratë shoviniste, tjetër reagim mbi këtë shqetësim për këtë program pansllavist e shkombtarizuese për shqiptarët e Iliridës nuk më duket se ka patur.

Ky është gjarpri pansllavist Zajko, që shpalos programin e asimilimit të shqiptarëve përmes ndëtimit të një shoqërie dhe një kombi të vetëm sllavo-maqedonas në Iliridë.

Liderët tanë të partive politike në përgjithësi kanë heshtur mbi këtë politikë të shtrirjes së demonkraturës dhe pansllavizmit të ri që po përpiqet t’u shitet shiptarëve si shoqëri e barazisë së një sheti për të gjithë.

Shqiptarët atdhetarë, rinia, studentët dhe të gjithë ata që ndihen shqiptarë, t’i thonë ndal demonkraturës dhe politikës pansllaviste në trojet tona të Iliridës.

Jo politikës pansllaviste me aktorë partizanë të rinj të Gligorovit apo me komitë të VMRO-së.
Jo vllazërim-bashkimit të ri me Muki dhe me Mondi, si hibridë dhe pjella të komunizmit jugosllav.