Shkruan Medai Shaholli

Nën demonkracinë e “dërzhavës” sonë të dashur NMK, së paku për 29 vjet me radhë demonkracia sllave ka përdorur lojën e famshme të shkopit dhe karrotës me shqiptarët.

Ata na kanë trajtur si popull nomad dhe pa identitet.
Ne i jemi dashur guvernës vetëm për t’u vjelur dhe taksuar si popull i dëgjueshëm dhe luajal.
Subjektet politike shqiptare për tri dekada me radhë kanë parë interesat e ngushta të partisë dhe të grupit të interesit ku kanë bërë pjesësi dhe për shkak të ngjitjes në karrierë.

Ndaj, sot ata janë pozicionuar në anën e guvernës Zajko, për gjoja interesin e përbashkët të së ardhmes së vendit në integrimet europiane.

Subjektet tona politike ranë edhe këtë radhë në rrjetën e peshkimit si cironka të soroistit Zajko, për shkak të joshjes financiare që ai i bën në shpërndarjen e “kothereve” qeveritare për ta.

Partiçkat tona i kanë varur shpresat te euro-integrimet mbi avancimin e statusit tonë politik duke thënë se integrimi në europë do ta detyrojë “dërzhavën” të miratojë “ligje demokratike” ku statusi i shqiptarëve do të bëhet i barabartë me sllavët si dhe gjuha shqipe do të bëhet gjuhë zyrtare!

Pikërisht këtu qëndron edhe demagogjia me integrimet, ku ata mendojnë se me hapjen e negoiatave me BE-në, do të zgjidhen të gjitha çështjet e kontestuara pasi BE do ta ”tërheq” për veshi Zajkon, ku do t’i kërkoj si kusht realizimin dhe plotësimin e të gjitha kërkesave të shqiptarëve!

Ja kjo është loja e madhe shpërblyese për shqiptarët
që thotë: Qëndroni urtu dhe mos kërkoni asgjë nga barazia dhe statusi politik se në BE do të zgjidhen të gjitha çështjet.
Kryeministri Zajko, ky gjarpër i zi klanit Soros po loz hilen e madhe të joshjes ndaj shqiptarëve me integrimet europiane i cili i bleu partiçkat shqiptre në ndryshimet kushtetuese që le shqiptarët jashtë kushtetutës si popull nomad pa emër dhe pa identitet.

Në këtë hile të madhe antishqiptare po marrin pjesë direkt edhe subjektet politike shqiptare të cilat duke fshehur interesin e tyre për përfitime financiare dhe të pushtetit kanë shkelur parimet dhe zotimete tyre të bujshme programore.

Shqiptarët e thjeshtë nuk duhet të ushqejnë iluzion se hapja e mundshme negocianave për në BE këtë vit do të jetë obligim ndaj qeverisë Zajko, për të ndryshuar statusin e shqiptarëve, përkundrazi ata duhej kishin realizuar vetë ato kërkesa, në fakt ata nuk deshën t’i bëjnë realitet por më parë deshën paratë.

Europa plakë vuan ende nga mentalitetet e fund
shekullit të kaluar ndaj shqiptarëve.

Një fakt shumë domethënës në këto integrime që europa plakë e bëri kur pranoi Greqinë në gjirin e saj duke e ditur se ajo nuk njeh brnda territorit të saj asnjë minoritet për më tepër ka bërë gjenocid ndaj shqiptarëve të Çamërisë.

Një tjetër mëkat që europa plakë bën me Greqinë është se ata evgjitët grekë mbajnë “gjallë” një ligj të luftës me Shqipërinë si pretekst për ndërhyrje ushtarake në jug të Shqipërisë.

Sharlatanët do të thonin se Shqipëria dhe Greqia janë anëtare të NATO-së, dhe nuk ka rrezik mes dy shteteve anëtare.Gabim e kanë pasi edhe Turqia me Greqinë janë anëtare po të njëjtës aleancë por gjendja mes tyre është gati shpërthyese dhe të qënit anëtarë të së njëjtës aleancë nuk i detyron të ulin armët!

Duke parë këto zhvillime rreth fqinjëve tanë logjika e shëndoshë na thotë se, shqiptarët i duan euro-integrimet por jo duke hyr atje pa emër, pa dinjitet dhe pa identitet si ”severnomakedonca”.

Ky është synimi i qeverisë Zajko dhe demonkraturës së tij drejt BE-së, me shqiptarë pa identitet ku me ndihmën e liderrave shqiptarë të pranojnë skllavërinë e re me zinxhirë të rinj nga BE-ja.
Ndaj, shqiptarët nuk duhet të kenë shumë iluzione se sharlatani Zajko do na shpjerë në BE, por para se të vemi atje kemi shumë punë për ta ta merituar hapjen e negociatave ku pabarazia nacionale në këtë vend të çudirave ka ngelur në kohën e diktaturës titiste.