Bartësi i listës së kandidatëve për NJZ1 të Koalicionit VMRO për Maqedoninë, Den Donçev sot pati takime me qytetarët e Debar Mahallë, para Qendrës klinike Nënë Tereza dhe para QTQ.

“Do t’i japim fund mafias urbane dhe krimit. Porositim se kjo kohë do të përfundojë. Jemi të gatshëm t’i hapim të gjitha temat  që janë aktuale për qytetarët, ndërsa janë pjesë e platformës së veprimit të koalicionit VMRO për Maqedoni”, tha Donçev në Debar Maallo.

Sipas tij, Debar Mahalla është shembull i mafias urbane në të gjitha nivelet e pushtetit ekzekutiv, në bashkëpunim me firmat ndërtimore.