Qeveria e RMV-së ka paralajmëruar qytetarët në lidhje me masat e marra për shkak epidemisë, por për shkak mosrespektimit të tyre, Prokuroria themelore publike ka ngritur procedurë për 179 persona, transmeton Portalb.mk.

Prokuroria ka ngritur procedurë për 180-të persona, bazuar në nenin 206 të Kodit penal, që dënon mosrespektimin e kufizimeve gjatë kohës së epidemisë.

Dënimet kryesisht arrijnë vlerën deri 2 mijë euro (123,000 denarë). Gjithashtu ka dënim, sikurse ai i mjekut në Kavadarci, që arrin vlerën deri 4,500 euro.

Ky është numri i rasteve sipas Prokurorive publike themelore: Kavadarci 13, Gjevgjeli 11, Gostivari 18, Strumica 2, Manastiri 31, Kumanova 5, Prilepi 7, Dibra 7, Koçani 17, Shkupi 23, Struga 2, Reseni 5, Kërçova 1, Ohri 4  , Shtipi 9, Sveti Nikolla 8, Berova 2, Radovishi 11 dhe Velesi 4.

Ndryshe, sot edhe një pacient 79 vjeçar nga Dibra ka ndërruar jetë në klinikën e Shkupit nga virusi korona. Pacienti është diagnostifikuar pozitiv me virusin korona më 23 mars, ndërsa gjendja e tij pasi është përkeqësuar, më  25 mars është hospitalizuar në klinikën në Shkup.