Dënimi fizik i fëmijëve nuk është zgjidhje adekuate për t’i edukuar, sepse ndërlidhet me sjelljet e këqija pas disa viteve.
Hulumtuesja Elizabeth Gershoff nga Universiteti i Texasit, ka kryer hulumtime intensive për të treguar se dënimi tradicional i bën fëmijët edhe më agresivë, transmeton Telegrafi.
Dhe studimet e fundit tregojnë se dënimi fizik i fëmijëve shkakton depresion, ankth, si dhe probleme me drogë e alkool.
Gershoff dhe kolegët e saj e kishin studiuar sjelljen e fëmijëve të cilët nuk ishin rrahur nga prindërit dhe të atyre të cilët ishin rrahur nga prindërit, ndërsa dallimet kishin qenë të mëdha mes dy grupeve.
Ekspertja thotë se njëra nga lidhjet kryesore mes dënimit fizik dhe sjelljes së keqe të fëmijëve është se ata nuk e mësojnë vetë-kontrollin, sepse mësohen që kur prindërit të jenë përreth, ata do të sillen mirë përndryshe rrihen.
Prandaj nëse fëmija nuk mëson si të sillet dhe ta kontrollojë vetën kur prindërit nuk janë prezent, ai/ajo do të ketë probleme me sjelljen gjithmonë.