“Sulmi i fundit qe tronditi Turqinë, nuk do ta ndale luftën kundër terrorizmit”.

Ky ishte reagimi i presidentit Rexhep Taip Erdoan, qe përmes nje deklarate dënoi ata qe përpiqen te krijojnë kaos me sulme ku shënjestrohen civilet dhe demoralizohen njerëzit. Nje mbështetje per te erdhi nga homologu rus Putin, me te cilin Turqia po bashkëpunon per t’i dhene fund konfliktit ne Siri. Ai e dënoi vrasjen cinike te civileve te pafajshëm ne festimet per Vitin e Ri dhe ne nje mesazh drejtuar Erdoan tha se terrorizimi nuk ka vlera morale dhe se detyra e përbashkët eshte lufta kundër agresionit terrorist.

Ne nje reagim ne rrjetet sociale, shefja e politikes se Jashtme dhe Sigurisë ne BE, Federica Mogherini, deklaroi se bashkëpunimi do te vazhdoje per te parandaluar tragjedi te tilla.

I shokuar nga sulmi i Stambollit, zemrat dhe lutjet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre”, shkroi ne nje mesazh ne Twitter ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati.

“Terroristet kryen nje sulm çnjerëzor ndaj njerëzve qe festonin se bashku. Mendimet e mia jane me viktimat, familjet dhe miqte e tyre”, ishte reagimi i kancelares gjermane Angela Merkel.

Ndërsa presidenti amerikan Obama shprehu ngushëllimet per jetet e humbura dhe premtoi asistence per autoritetet turke. Papa Françesku shprehu gjithashtu keqardhjen qe terrorizmi goditi edhe natën e urimeve dhe shpresës. Lutjet e tij shkuan per viktimat. Ati i shenjte tha se mbështet te gjithe ata qe luftojnë kundër terrorizmit.