Robinho është dënuar me nëntë vjet burg pasi u shpall fajtor për sulme seksuale.

E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” zbulon ish-futbollisti i Manchester City është një nga pesë personat që u shpallën fajtorë për abuzim seksual me një vajzë shqiptare në një klub nate të Milanos më 22 janar të vitit 2013.

Futbollisti brazilian atëbotë luante për gjigantin italian të Milanit

Braziliani, tani 33, aktualisht luan për skuadrën që bënë pjesë në ligën elitare të Brazilit, Atletico Mineiro.

Megjithëse është shpallur fajtor, sistemi italian i drejtësisë lejon disa nivele apeli, që do të thotë se vendimi përfundimtar do të jetë në muajt në vazhdim.

Robinho u transferua në Evropë në vitin 2005, kur iu bashkua Real Madridit nga Santos.

Pas një fillimi impresiv në Angli, forma e Robinhos filloi të pësonte rënie, ku pas 16 muajsh ai u huazua në Santos.