Qytetarët në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale do të mund t’i denoncojnë shkeljet e së drejtës së votës në numrin falas 0800-54-321, i cili do të funksionojë nga ora 7 deri në orën 19 në zyrën e Avokatit të Popullit. Prej atje bëjnë me dije se për qytetarët do të jenë të hapura 7 zyra edhe atë në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, me qëllim që të ndihmojnë në realizim dhe mbrojtje të të drejtës së tyre të votës./TV21