Marrë parasysh se Facebook-u ka 1.79 miliardë përdorues aktiv, nuk ka dyshim se është ndër platoformat më të famshme sociale.

Ironia e këtij rrjeti social është si ai është i dizajnuar për të na bërë më shumë miqësor megjithëkëtë, përdorimi i tij është i lidhur me depresion, një gjendje që mund të rezultojë tërheqje me izolim social.

Akademia Amerikane e Pediatrisë ka qenë e para që ka folur rreth depresionit nga Facebooku në vitin 2011, transmeton Indeksonline.

“Depresioni zhvillohet kur adoleshentët kalojnë një pjesë të madhe të kohës në faqet e medieve sociale, si Facebook dhe pastaj të fillojnë të shfaqin simptoma klasike të depresionit”, thuhet në studim.

Edhe hulumtimet e mëparshme tregojnë se Facebook-u është i lidhur me disa pasoja të shëndetit mendorë përfshirë depresionin, vetëbesimin e pakët, xhelozinë.

Njerëzit që rregullisht përdorin Facebook-un janë të ekspozuar ndaj depresionit për shkak qe shpesh ndikohen nga jeta e familjarëve apo miqve të tyre dhe zhvillojnë një ndjenjë lakmie duke bërë që vetë të ndihen më pak të lumtur dhe më të pafat.