Kush qëndron pas hapjes së dyerve të Kuvendit nga ana e brendshme, që erdhi deri tek futja masive e protestuesve? Përgjigje për këtë pyetje akoma nuk ka pasi organet hetuese nuk kanë ftuar akoma deputetët Kërsto Mukoski, Sasho Vasilevski dhe Johan Tarçullovski nga OBRM-PDUKM-ja, të cilët në disa video-inçizime shihen si i presin protestuesit dhe i ftojnë që të futen.

Disa media pohojnë se deputeti Sasho Vasilevski është vërejtur në disa video duke i hapur dyert që janë të mbrojtura me metale.
Vasilevski tanimë për disa ditë është i pakapshëm për gazetarët, ndërsa nuk është parë as në shtabin partiak.
Nga sigurimi i Kuvendit thonë se nëse mbyllen dyert e Kuvendit është e pamundur të hapen nga jashtë, përpos nëse nuk intervenon dikush nga Brenda.