Pas rrëzimit të Qeverisë Mustafa, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë fotografuar së bashku në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Ka qenë deputeti Fisnik Ismaili ai i cili ka publikuar këtë fotografi në rrjetin Facebook, ku ka shkruar “Këta jemi ne, në fushëbetejën tonë”

Postimi i plotë i Ismailit:

“Këta jemi ne, në fushëbetejën tonë. Nëse e vlerëson se kemi bë punë të drejtë këto 3 vjet, ti je ai që mundesh me e pesëfishue numrin e këtyre ushtarëve mbas një mueji, të cilët betohen se kanë me vazhdue përpjekjen për një Kosovë shumë më të mirë se që është sot, ashtu qysh po e bëjmë Kryeqytetin.
Të falënderohemi për përkrahjen, edhe atëherë kur ke mendue se e kemi teprue pak. Rezultati, besoj, u pa sot.
Dashni. ❤️