Parlamenti në kuadër të vazhdimit të seancës së 22, me 86 vota “për” miratoi ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve. Për ndryshimet votuan edhe deputetët e VMRO-DPMNE-së të cilët edhe zyrtarisht u kthyen në parlament.

Nevenka Stamenkovska nga VMRO-DPMNE tha se gjatë punimeve të grupit të punës opozita kishte ofruar 11 propozime të cilat janë pjesë e këtyre ndryshimeve.

“Jemi të vetëdijshëm se ligji nuk është ideal, por është shumë më i mirë se ai i propozuar nga LSDM-ja, tha Stamenkovska para deputetëve.

Gjatë seancës së sotme deputetët gjithashtu miratuan edhe Ligjin për Agjencia Tekniko-Operative (ATO) dhe Ligji për ndjekjen e telekomunikimeve. Sa u përket ligjeve reformuese kanë ngelur edhe disa të tjera që ndërlidhen me gjyqësorin, debati rreth të cilave do të vazhdoj pas koordinimit mes partive politike që pritet të mbahet gjatë fundjavës