Deputeti i BDI-së, Rexhail Ismaili nga fshati Sllupçan i Likovës ka qenë një nga deputetët më të zëshëm që ka mbrojtur projektin buxhetin e Qeverisë që mban firmën e ministrit të VMRO-DPMNE, Kilir Minovskit  theksoi se BDI ka realizuar projekte nëpër të gjitha komunat ku jetojnë shqiptarët.

“Sa i përket Sllupçanit dhe sllupçanasve dhe të gjithë territoreve shqiptare nga Sopoti e deri në fshatin e fundit në komunën e Resnjës, Manastirit dhe Dollnenit, ata japin vlerësimin nga viti 2002 e deri më sot, dhe gjithnjë ka rezultuar që BDI ka marrë 2/3 e votave. Ndoshta nuk jemi në nivel të të gjitha kërkesave dhe nevojave të qytetarëve për momentin tua realizojmë, por të gjitha projektet që janë realizuar deri më tani kanë një vulë, e ajo është vula e BDI-së”, theksoi Rexhail Ismaili nga BDI. Por disa bashkëfshatar të tij kanë rikujtuar Ismailin përmes këtyre fotove, duke i thënë që të vij në fshat dhe të shoh mjerimin, varfërinë, rrugët katastrofale dhe problemet e tjera. (INA)

sllupcan1slballine