Trajko Veljanovski shpëton nga paraburgimi, Komisioni parlamentar me vota 4:4 nuk ia hoqi imunitetin.
Komisioni prlamentar për Çështjet e Mandatit dhe Imunitetit, me 4 vota pro dhe 4 kundër, nuk ka miratuar që ti propozojë Parlamentit ti heq imunitetin deputetit Trajko Veljanovski për të cilin gjykata kërkoi paraburgim.
Ai është njëri nga gjashtë të dyshuarit në hetimin e fundit të Pokurorisë për kimit të organizuar, si organizator kryesor në sulmin e Parlamentit me datën 27 prill të vitit 2017.
Gjatë momentit të votimit të shtunën në mbrëmje, ka munguar deputeti i BDI-së, Agim Shaqiri.
Hetimin kundër tij Veljanovski do ta presë në liri. Si organizator, përveç Veljanovski, akuzohet edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe agjenti i zbulimit Nikolla Bishkovski, që të dy në arrati, ish-ministri Mile Janakievski (në arrest shtëpiak), ish ministri Spiro Ristovski, i cili gjindet në paraburgim, si i dhe ish drejtori I UBK-së Vlladimir Atanasovski, poashtu në paraburgim. (koha.mk)