Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli ka thënë se nuk mund të ketë zgjedhje të reja, edhe në rast se koalicioni qeverisës i ka 57 deputetë.

Përmes një postimi në Facebook, Avdyli ka thënë se nuk ekziston problemi i numrave.

“Në zgjedhje shkojmë vetëm nëse LDK dhe LVV pajtohen të shkojnë zgjedhje, apo nëse partia që ka drejtën e mandatimit të kryeministrit, dmth LVV nuk donë të mandatojë kandidatin e saj dhe ti siguroj edhe ata 4 deputetë të pakicave që me kushtetutë është i obliguar ti ketë qeveri”, ka shkruar Avdyli.

Postimi i plotë:

Zgjedhje afër s’ka sigurt. Nëse PANI me 39 deputetë, arriti ti bënte 61 ( minus 22) , Koalicioni i ndryshimit 57 deputetë (me vetëm minus 4 ) të shkon në zgjedhje s’ka me ndodhë assesi. Mjaftojnë edhe 4 nga 10 deputetë të pakicave joserbe, por munden edhe deputetët serb, e ndoshta edhe deputetë të veçantë të opozitës të votojnë, prandaj problemi i numrave nuk ekziston. Në zgjedhje shkojmë vetëm nëse LDK dhe LVV pajtohen të shkojnë zgjedhje, apo nëse partia që ka drejtën e mandatimit të KM dmth LVV nuk donë të mandatojë kandidatin e saj dhe ti siguroj edhe ata 4 deputetë të pakicave që me kushtetutë është i obliguar ti ketë qeveri. Këto pakica kanê jo 4 por 20 deputetë, që dmth qeveria e re do i ketë gjithsejtë 78 deputetë (jo 61 si ajo e kaluara) të cilët do duhej ta votonin Qeverinë e re. Kjo s’ka të bëjë fare me Nisman a hyn apo jo në parlament, por me ne. Prandaj zgjedhje do ketë por tek në vitin 2023.