Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Haxhi Avdyli, ka thënë në Kuvendin e Kosovës se mocioni për rrëzimin e qeverisë Kurti do të duhet të shtyhej për shkak të gjendjes me coronavirus.

Sipas tij, prioritet i çdo qeveria apo subjekti politikë në këtë moment do të duhej të ishte gjendja shëndetësore e qytetarëve të Kosovës, e jo rrëzimi i kësaj qeverie.

“Vullneti i qytetarëve ka qenë që kjo qeveri të vazhdoj LVV LDK, por nëse kjo qeveri bie, unë nuk e di se si do të foromhet qeveria e re. Me PDK kemi vija të kuqe, me AAK e NISMA jo, por kjo qeveri po bjen për shkak të taksës e si mund të kemi një bashkëpunim me AAK kur ata kërkojnë që tarifa 100 të mos hiqet”, ka thënë Avdyli.