Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Eman Rrahmani, është në mesin e shumë besimtarëve myslimanë që është nisur për Haxh.

Ai është nisur së bashku me vëllain e tij, Albin Rrahmani.

Kjo u bë e ditur nga bashkëpartiaku i tij, Visar Korenica.

Korenica e ka shpërndarë një fotografi nga Aerporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

“Duke përcjell Emanin dhe Albinin në mesin e shumë haxhilerëve të cilët sot në orët e hershme të mëngjesit po udhëtojnë për të kryer Haxhin. U kthefshin të gjithë shëndosh e mirë me bekime më të mira të Zotit dhe me haxh të pranuar!” – tha Korenica.