Deputeti dhe zëdhënësi nga radhët e LSDM-së, Kostadin Kostadinov në ‘Facebook’ shkroi se një nga themelet e ideologjisë së tij socialdemokrate është solidariteti.

Sipas tij, tani është koha e momenteve të lumtura që duhet të jemi me familjet dhe për fat të keq, kriza e coronavirusit ka goditur shumë familje.

“Mendoj se nuk është koha vetëm për kritikë, por për unifikim, është kohë që me vepër duhet të tregojmë se jemi njerëz, dhe koha për kuptim dhe shtrirjen e dorës. Për këtë qëllim, paga ime e dhjetorit do të shkojë për familjet me rrezik social”, shkruan Kostadinoiv.

Ai shton se paga e tij është vetëm një pikë e vogël në det, por nëse të gjithë kontribuojmë do të maksimalizohet efekti.