Kryetari i RDK-së, tashmë deputet në Parlamentin e Maqedonisë, Vesel Memedi, ka shkruar se nëse ai devijon nga rruga, ta përmirësojnë të tjerët.

“Unë nuk jam më i miri prej jush. Nëse e mbaj rrugën e drejtë, na ndiqni. Nëse devijoj nga rruga më përmirësoni. Kjo për mua është përgjegjësi e madhe, dhe aq sa do jemë përfaqësuesi juaj do ta kryej këtë punë me përkushtimin më të madh.”, shkroi Vesel Memedi në llogarinë e tij në Facebook./TetovaSot/