Pak javë më parë, Prokuroria Speciale Publike publikoi çështjen “Target”, ku u zbulua se Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim nga viti 2008 deri në vitin 2015 ka përgjuar në mënyrë të paligjshme rreth 5000 numra celular.

Mes të përgjuarve janë politikanë, gazetarë dhe biznesmenë, ndër të cilët renditen Ali Ahmeti, Menduh Thaçi, Musa Xhaferri, Imer Selmani, Gordana Jankulloska, Mile Janakievski, Lube Boshkovski.

 
 
Mësohet se mes të përgjuarveështë edhe deputetja e BDI-së Ermira Mehmeti, e cila është përgjuar 1.133 herë në interval prej 2.095 ditë. /albeu.com/