Ish deputetja Kaltrina Azizi e cila muajë më parë dridhi Maqedoninë ku me guximin e saj pa ju trembur qerpiku tha a se këtu ku flasë unë gjuha zyrtare është gjuha shqipe dhe une flas SHQIP, nuk do të jetë kandidate për deputete nga radhët e BDI-së edhe për një mandat, mëson portali TetovaSot.

Në vend të Kaltrinës do të garojë  Njomza Lumani dhe dy deputetët aktual Rexhail Ismaili dhe Mervan Xhemaili

Zona e Kumanovës ka qenë edhe me e nxehur pasi shumë kumanovarë kanë dashur që në krye të listës të jetë mjeku Ilir Hasani i cili ka një rejting tepër të madh në Kumanovë.

Nga burime jozyrtare të BDI-së portali TetovaSot mëson se ish deputetja Kalrtina Azizi dhe doktori Ilir Hasani do të jenë pjesë e posteve ministrore nëse BDI-ja do të fitojë zgjedhjet dhe nëse bëhet pjesë e kolaicionit qeveritarë.