Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen sot pasdite do të qëndroj për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përcjell Alsat. Nga KE kanë konfirmuar se Presidentja Ursula von der Layen gjatë qëndrimit të saj në Shkup, do të diskutojë edhe rreth kontestit mes Sofjes dhe Shkupit.

Der Leyen do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev, presidentin Stevo Pendarovski dhe kreun e Kuvendit Talat Xhaferi.

Ndërkaq, gjatë ditës së nesërme Shkupin pritet ta vizitojë, eurokomesari për zgjerim, Oliver Varhej. Vizita e tij në Maqedoninë e Veriut vjen një javë pasi vizitoi Sofjen zyrtare, ku mes tjerash u bisedua edhe për kontestin mes Sofjes dhe Shkupit me qëllim zhbllokimin e rrugës së Maqedonisë së Veriut drejt BE-së. Nga KE kanë konfirmuar vizitën e Varhej në Shkup, pa dhënë detaje për agjendën.