Prej zgjedhjeve të dhjetorit në Maqedoni ekziston një luftë e padenjë për pushtet. BE përpiqet të ndërmjetësojë – sepse konflikti mund të kaplojë gjithë rajonin, shkruan fillimisht magazina më e madhe europiane Der Spiegel.

Ata protestojnë sëbashku me flamujtë verdhë-e-kuq. “Për një Maqedoni unitare,” është motoja e tyre. Ndërsa mes sloganeve tjera janë: “Maqedonia është linja jonë e kuqe.” Dhe ata thërrasin “Maqedoni! Maqedoni!”

Prej disa javësh protestojnë mijëra shtetas të Maqedonisë për të kundërshtuar qeverinë e re që premton më shumë të drejta për shqiptarët që përbëjnë mes 25 deri 30 përqind të banorëve. Ata shohin skenarë të zymta: Bëhet gjuha shqipe zyrtare, atëherë maqedonasit detyrohen të mësojnë gjuhën shqipe. Bankënotat duhet të shtypen në dygjuhë dhe në fund rajonet me shumicë shqiptare do ndahen dhe ti bashkohen Shqipërisë së madhe.

Kjo është vetëm një vijim i krizës të tejzgjatur politike në Maqedoni. Eskalimi i dhunës si pasojë e konflikteve të brendshme politike në Maqedoni, do prekte padyshim vendet tjera të rajonit – ose do ndiqnin interesat e tyre:

Shqipëria dhe Kosova: Politikanët e të dyja vendeve do u jepnin krah shqiptarëve të Maqedonisë për akcione separatiste. Presidenti i Kosovës tha javën e kaluar, një Maqedoni pa shqiptarët e barabartë humbet kuptimin e saj dhe kërkoj që shqiptarët të marrën “fatin në duart e tyre.”

Në Bullgari shumë i shikojnë maqedonasit si bullgarë etnikë dhe kërkojnë bashkimin e tyre më Maqedoninë. Nga kriza e Maqedonisë, Bullgaria për disa herë ka shtuar prezencën e saj ushtarake në kufirin mes dy vendeve.

Greqia ia mohon emrin si pjesë e provincës së saj veriore dhe bllokon prej vitesh anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE.

Bashkimi Europian: Për Brukselin dhe për gjithë unionin Maqedonia ka një rëndësi të madhe, sepse sëbashku me Bullgarinë ajo vlen si Kështjella e Europës kundër refugjatëve në të ashtuquajturën Korridorin Ballkanik.

Shqiptarët të rebeluar

Zgjedhjet e dhjetorit nxorën fitues OBRM të Nikola Gruevskit, megjithatë nuk i kishte numrat për të krijuar shumicën parlamentare. Shumicën arriti ta krijojë partia opozitare LSDM me tre partitë shqiptare. Kërkesat e partive shqiptare mbi të gjitha ishte që gjuha shqipe të jetë gjuha e dytë zyrtare në vend, siç është është tani në territore ku shqiptarët përbëjnë më shumë se 20 përqind të banorëve.

Aleanca mes socialdemokratëve dhe përfaqësuesve të shqiptarëve ishte gjithashtu një mundësi e sjelljes së paqes mes shqiptarëve dhe maqedonasve, që kalon prej kohësh nëpër situata emotive. Megjithatë presidenti Gjorge Ivanov hezitoi ta mandatojë shefin e partisë Zoran Zaev, javën e fundit për të krijuar qeverinë. Sipas tij rrezikohet sovraniteti dhe Kushtetuta e Maqedonisë me shpalljen e gjuhës shqipe si gjuhë të dytë zyrtare.

Qeveria vepron si një klan mafioz

Dalja e protestuesve prej dhjetë ditësh në fakt ka prapaskenë tjetër – Nikola Gruevski dhe partia e tij OBRM-PDUKM kërkon me çdo kusht të qëndrojë në pushtet. Gruevski sundon shtetin prej 2006 por në zgjedhjet paraprake i ka fituar falë falsifikimin masiv të fletëve të votimit.  Përgjimet e opozitës që u publikuan në fillim të 2015 nxorën qeverinë se sundonte si një klan mafiaz – me korrupcion, falsifikim zgjedhor, presione dhe spiunim të gjithë kundërshtarëve politik.

Prokuroria Speciale ka filluar hetimet për aktivitetet kriminale duke filluar punën sinqerisht dhe ka filluar ti nxjerrë akuzat e para. Prej atëherë Gruevski dhe partia e tij përpiqen të bllokojnë punën e Prokurorisë Speciale.

“Me qeverinë e udhëhequr nga Social demokratët do fillonin reformat politike – dhe Gruevski dhe një pjesë e madhe e hierarkisë së partisë së tij do duhet të futen në burg,” tha publicisti Sasho Ordanoski. “Për ta evituar këtu, Gruevski përpiqet të provokojë tensionim ndër-etnike.”

Edhe BE frikësohet nga fillimi i mundshëm i dhunës ndëretnike në Maqedoni dhe zgjerimi i mundshëm i saj në vendet e rajonit. “Krizën politike mos e kthejnë në konflikt ndëretnik,” tha Mogherini duke i bërë përgjegjës politikën maqedonase, “mos luani me zjarrin!”/Bota sot