Komisioneri europian Johannes Hahn përshëndeti përzgjedhjen e kryeparlamentarit të ri të Maqedonisë Talat Xhaferin, menjëherë pas votimit të tij në 27 prill. Ngjashëm veproi edhe shefja e politikës së jashtme europiane, Federica Mogherini, që shpresonte që ky është hapi i parë për krijimin e qeverisë së re. Prej 28 shteteve të BE gjatë takimit të OSCE në Vjenë, 25 përfaqësues të shteteve të ndryshme europiane mbështetën përzgjedhjen e Talat Xhaferit si kryeparlamentar. Ata e quajtën këtë veprim si “pozitiv”, duke lëshuar një sinjal të fuqishëm për qeverinë e OBRM-PDUKM. Ata e paragjykuan edhe dhunën në parlamentin maqedonas.
Por tre shtete nuk e përshëndetën aktivisht: kordinatorët europianë nga Hungaria, Greqia – dhe Austria që mban udhëheqësinë e OSCE. Që të jemi të qartë vendimi i Hungarisë nuk është për t’u habitur. Viktor Orban e takoi Nikola Gruevskin në nëntorin e kaluar dhe i premtoi mbështetje të plotë. Dhe kjo përkundër që “System Gruevski” ka shkatërruar shtetin ligjor, mediat e lira si dhe politizoi administratën, falsifikoi procesin zgjedhor dhe instrumentalizonte forcat e sigurisë kundër kundërshtarëve. Megjithatë Gruevski dhe Orban janë të afërt ideologjikisht, përcjell botasot.info.
Kontestimi i emrit me Athinën
Athina ka vendosur veto për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe bllokon afrimin e saj me BE, për shkak të kontestimit të emrit. Shumë e pasqarueshme është pse Austria nuk përshëndeti zgjedhjen e Xhaferit. Sipas të dhënave diplomatike mund të jenë tre arsye: Austria si udhëheqësja e OSCE deshte të jetë e përmbajtur – çfarë në fakt është e zakonshme. Prapseprap Austria nuk udhëheq me Këshillin Europian të OSCE, por Malta. E dyta – kështu thuhet në Vjenë – duhet të pritet derisa të merret një pozicion i qartë i Këshillit të Europës. Dhe e treta, javën e kaluar drejt Shkupit ka udhëtuar diplomati austriak dhe përfaqësuesi i OSCE,Christian Strohal.
Askush nuk kërkon t’ia vështirësojë punën atij. Por mos mbështetja e zgjedhjes së Xhaferit mbi të gjitha është mbështetje për OBRM. Sepse OBRM e paraqet zgjedhjen e Xhaferit si anti-ligjore dhe kërkon të shmang koalicionin mes LSDM dhe tre partive shqiptare. Në Shkup është temë afrimi mes partisë së djathtë austriake OVP (pjesë e së cilës është edhe ministri i jashtëm Sebastian Kurz) dhe OBRM. Sepse në kohën kur ndodhën trazirat në parlament, shefi i OBRM, Gruevski ndodhej në Vjenë ku u takua me shefin e OVP, Reinhold Lopatka. Sebastian Kurz në nëntor fluturoi vetë për ndihmë në fushatën zgjedhore të OBRM.