Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti ka reaguar për sulmin ndaj Shtëpisë së Alfabetit në Maqedoni.

Përmes një postimi në Facebook, Dërguti ka thënë se ky sulm vandal prek secilin prej nesh dhe kërkon reagim mbarëshqiptar.

Lexoni postimin e plotë:

Përderisa faktori shqiptar në Maqedoni është i përçarë dhe i preokupuar me betejat e vogla për ta mposhtur njëri-tjetrin në zgjedhje, fashizmi i shtetit maqedon në rritje vandalizon Shtëpinë e Alfabetit në Manastir nën parullën “Vdekje shqiptarëve”.

Ky fashizëm synon të zhduk çdo gjurmë shqiptare.

Ky sulm vandal mbi gjuhën shqipe, nyjen tonë kombëtare, prek secilin prej nesh dhe kërkon reagim mbarëshqiptar institucional nga Shkupi, Tirana e Prishtina.

Nëse nuk reagojmë si komb, sulmet e këtilla do të vazhdojnë dhe gjendja e shqiptarëve në Maqedoni dhe jo vetëm, do të përkeqësohet edhe më shumë