Deri më 25 dhjetor zgjat afati për dorëzimin e kërkesave për mbështetje financiare për prodhim organik, si dhe për aplikim për mbështetje financiare për kulturat kopshtare dhe të pemëve të prodhuara dhe të shitura në kapacitetet përpunuese dhe rrushit në Maqedoni, përcjell Fol.

Sipas Agjencisë Pagesore, kërkesat dorëzohen në njësitet rajonale të MBPEU-së.

Informacione më të hollësishme mund të merren në njësitë rajonale të MBPEU-së dhe në faqen e internetit http://www.ipardpa.gov.mk/Root/mak/default_mak.asp