Ndalesa për hyrje në Greqi për shtetasit e vendeve të treta është vazhduar deri më 31 gusht të vitit 2020, në pajtim me vendimin e përbashkët të ministrave për mbrojtje civile, për shëndetësi dhe punë të brendshme, të publikuar në Gazetën zyrtare të Greqisë.

Vendimi paraprak, identik është në fuqi deri më 14 gusht , ndërsa vendimi i ri paraqet vazhdim dhe hynë në fuqi të shtunën.

Masa parasheh “ndalesë të përkohshme për hyrje në vend të të gjithë shtetasve të vendeve të treta nga cila do pikë hyrëse në vend dhe në cilën do mënyrë ose me cilin do mjet”, duke i përfshirë lidhjet me aeroplan, detare, hekurudhore dhe tokësore për arsye parandaluese për mbrojtje të shëndetit publik nga përhapja shtesë e koronavirusit në territorin grek .

Ndalesa nuk vlen për vendet anëtare të BE-së dhe Zonës Shengen, si dhe për shtetasit e Australisë, Gjeorgjisë, Kanadasë, Japonisë, Zelandës së Re, Ruandas, Koresë së Jugut, Tajlandës, Tunizisë, Uruguajit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Gjithashtu, përjashtim janë edhe disa kategori të qytetarëve, siç janë personeli mjekësor dhe punonjësit shëndetësorë, ata të cilët kanë leje për qëndrim në vend anëtar të BE-së ose vend nga Zona shengen, anëtarë të misioneve qeveritare, transportues, shoferë të kamionëve që transportojnë mallra, transit udhëtarë, studentë, persona të cilët kujdesen për të moshuarit dhe persona me invaliditet, si punonjësit bujqësorë sezonalë.

Vendimi tani më është publikuar në Gazetën zyrtare të Greqisë dhe vlen për periudhën kohore prej 15 gushtit të vitit 2020 deri më 31 gusht të vitit 2020.

Më 15 gusht skadon edhe vendimi tjetër ministror që ka të bëjë me kufizimin e përkohshëm të të gjitha lidhjeve ajrore, hekurudhore dhe tokësore me Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Turqinë.