Gjithsej janë vaksinuar 259.935 qytetarë në pikat e vaksinimit në vend që nga dje. Doza e parë e vaksinës u mor dje nga 3.222 qytetarë, dhe gjithsej 4.840 qytetarë u vaksinuan. Gjithsej 452.424 doza të vaksinave janë aplikuar deri më tani dhe janë rivaksinuar 193.029 qytetarë.

Sipas shifrave të fundit, 48 për qind e popullsisë mbi moshën 70 vjeç ka marrë të paktën një dozë të vaksinës, 42 për qind e popullsisë mbi moshën 65 vjeç është vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës dhe 36 për qind mbi moshën 60 vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë.

Ministria e Shëndetësisë kumtoi se vaksinimi po shkon normalisht në të gjitha pikat e vaksinimit në të gjithë vendin dhe se interesi për vaksinim po rritet. Deri më tani, 450.634 qytetarë kanë aplikuar përmes platformës në internet vakcinacija.mk.

“Vaksinimi kryhet në përputhje me Planin Kombëtar të Imunizimit. Janë vaksinuar të rriturit, qytetarët të cilët kanë shprehur interes për vaksinim në faqen e internetit vakcinacija.mk dhe personat e punësuar në infrastrukturën kritike. Vaksinimi masiv bëhet në disa qytete të vendit, në A1 SS “Boris Trajkovski” në Shkup, në sallat sportive në Kavadar, Kumanovë, Tetovë, Shtip, Manastir, Strumicë, Ohër, Veles dhe Prilep”, thuhet në kumtesë.