Në mes javë në Tetovë, kanë qëndruar ekspert gjerman të cilëve iu ka prirë bashkëpronari i kompanisë së njohur “Sports Total”, Dirk Hebel të shoqëruar nga bashkëpunëtori i tyre Naser Sali.  Gjatë qëndrimit të tyre në Tetovë, gjermanët kanë ndjekur edhe ndeshjen Shkëndija – Bregallnica (5:2) dhe kanë zhvilluar bisedime konstruktive me drejtuesit e “kuqezinjve”. Jo zyrtarisht mësohet se gjermanët kanë shpalos programin e tyre për një Shkëndijë, moderne dhe evropiane si dhe konceptin e tyre se si duhet të duket skuadra tetovare. Gjatë ditëve në vazhdim do të vazhdojnë bisedimet mes të dyja palëve për të ofruar konceptet e tyre. Jo zyrtarisht mësohet se më së voni deri më 10 dhjetor të këtij viti do të duhet të arrihet një marrëveshje. Gjermanët e “Sports Total”, kanë kërkuar një projekt afatgjatë. Kjo është hera e parë që Shkëndija e Tetovës, po skanohet nga ekspert të huaj.