Këshilli gjyqësor ka pranuar disa nga ankesat për notimin e kandidatëve për postet udhëheqëse të disa gjykatave në Maqedoni. Kjo do ta prolongojë afatin e zgjedhjes së fituesve por deri në fund të muajit do të dihen emrat e kryetarëve të rinj informon Zhurnal.

Kandidatja për rizgjedhje në postin e kryetares së Gjykatës Supreme kërkoi që mbledhja e Këshillit gjyqësor të jetë publike me qëllim që qytetarët të jenë dëshmitarë se si notohen gjykatësit – kandidatë, por kjo kërkesë u hodh poshtë nga kryetari i Këshillit, Zoran Karaxhovski. Nedellkovska pretendon se komisioni për notim e ka dëmtuar për shkak se nuk ka vlerësuar punimet shkencore që ajo i ka publikuar në revistat e fushës së drejtësisë me renome ndërkombëtare dhe impakt-faktor.

Kundërkandidatë të Nedellkovskës për postin më të lartë në gjyqësor janë kryetarja e përkohshme Snezhana Bajlozova, ish-kryetari Jovo Vangelovski dhe gjykatësja Besa Ademi.