Deri në fund të 2016-ës thuajse gjysma e njerëzimit do të shfrytëzojë Internetin, sepse rrjetet celulare rriten, ndërsa çmimet shënojnë rënie, edhe pse pjesa më e madhe do të jenë të koncentruar në botën e zhvilluar, sipas raportit të Unionit ndërkombëtar telekomunikues të Kombeve të Bashkuara.

“Në vitin 2016 njerëzit më nuk shkojnë në Internet, ata janë në Internet. Përhapja e 3G dhe e 4G, rrjetet në mbarë botën ka sjellë në Internet, gjithnjë e më shumë njerëz”, thuhet në raport.