Në lëndën që Prokuroria Speciale Publike që hapi për përndjekjen e telefonatave të qytetarëve dhe funksionarë me emrin ”Shënjestra” kishte emra të njohur të gazetarëve, biznesmenëve dhe personave të thjeshtë. Në adresë të kësaj prokurorie së fundi janë dërguar gjithësejt 292 kërkesa që të shqyrtohen numrat e tyre nëse janë përgjuar apo jo.

 

Lënda ”Shënjestra” është hapur më 18 nëntor.

Sipas PSP-së, 10 persona të punësuar në DSK kanë kryer përgjime të paligjshme të komunikimeve elektronike.

Faktet nga PSP tregojnë se përgjimi ka vazhduar edhe pas publikimit të ”bombave” të opozitës por edhe gjatë vitit 2016.

Hetimi ka mbetur pezull tek operatori i dytë telefonik për të cilin Prokuroria Themelore Publike refuzon të lëshojë mandat për kontroll./Telegrafi/