Një prej dëshmitarëve dhe mbështetës i Partisë Demokratike rrëfen për gazetarët e se çfarë ndodhi gjatë ditës së djeshme. Ashtu sikurse Policia e Shtetit, edhe ai nuk di të thotë se pse është helmuar, ndërsa shton se ishte shumë pranë tribunën gjatë mitingut të PD-së mbrëmjen e së shtunës.

Dëshmitari: Përveç asaj vajzës e cila është ndjerë disa herë keq. Ishim afër tribunës dhe ajo është ndjerë keq në disa momente. Pastaj simptomat e mëtejshme kanë ardhur gjatë ditës së sotme në mëngjes, kur duket sikur nuk është diçka normale.

U paraqitëm pranë QSUT ku na u dha një mjekim dhjetëditor por nuk na u shpjegua se nga vjen ky rast, por e vetmja fjali që na u tha është se organet kompetente por marrin masat e duhura për çështjen.

Ne si qytetar të lirë të Shqipërisë kërkojmë që të merren masat e duhura dhe të mos ketë ndodhi të tjera, të cilat nuk janë të pëlqyeshme dhe nuk janë të favorshme për askënd.