Vetëm LR-PDSH dhe PPD-ja e Abdyhadi Veselit iu përgjigjen ftesës së Shpëtim Pollozhanit nga Shoqata e ish të Burgosurve Politike në Maqedoni, për bashkimin e partive të reja shqiptare.

Siç theksoi Pollozhani takimi është i gjysmë i suksesshëm pasi munguan partitë tjera.  Herën e fundit tentim për bashkëpunim bëri Lëvizjes BESA, por edhe ajo dështoi pasi nuk arriti që bashkërisht t’i ulë partitë jashtëparlamentare shqiptare.