Ka përfunduar pa asnjë epilog takimi koordinues i grupeve parlamentare për zgjedhjen e kryetarit të Komisionit për zgjedhje dhe emërime
 

Partitë në Maqedoni as sot nuk arritën të merren vesh se kush do të jetë kryetari i këtij komisioni, grupet parlamentare edhe sot theksuan se mbeten në qëndrimet e njëjta që i deklaruan një ditë më parë.

VMRO kërkon që kryetar i Komisionit për zgjedhje dhe emërime të jetë nga rradhët e tyre , meqë sipas praktikës së deritanishme kryetari zgjidhet nga radhët e partisë që ka më shumë mandate në Kuvend.

Ndërkohë LSDM-ja këmbëngulë që kryetari i Komisionit të jetë nga radhët e partisë që ka siguruar shumicën parlamentare.  Mbledhja e radhës është caktuar për nesër.