Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska sot tha se do të angazhohen për veting dhe se gjyqtarët dhe prokurorët e ndershëm nuk duhet të frikësohen gjatë zbatimit të procesit.

“Qëndrimi është i qartë si kristal se po angazhohemi për veting. Mendoj se nuk duhet frikë tek gjyqtarët e ndershëm, as tek prokurorët e ndershëm për ndonjë keqpërdorim gjatë procesit të vetingut”, deklaroi Deskoska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se ka shembuj ndërkombëtar për zbatimin e vetingut.

“Vetingu e zbaton pushteti ekzekutiv, por niveli i ekspertëve në kombinim të përzier në të cilën do të marrin pjesë edhe përfaqësues ndërkombëtarë si garantues të procesit”, tha Deskoska.

Ai shtoi se tashmë është duke pjekur jo vetëm brenda qeverisë, por edhe në vend në përgjithësi, duke e kuptuar që duhet të ndërmerren hapa për të shpejtuar pastrimin e gjyqësorit nga gjyqtarë të dobët dhe joprofesionistë, ndërsa kjo ka të bëjë edhe për prokurorinë.

Ministrja Deskoska nuk deshi të komentojë mesazhin e prokurores Vilma Ruskovska se do të ngrit hetim financiar kundër gjyqtarëve të Apelit.