Kemi mision të përbashkët, qëndrojmë në të njëjtën anë dhe kemi qëllim të përbashkët që të sigurojmë cilësi më të lartë të arsimit të lartë, liri akademike dhe krijuese. Keni partner nga ana tjetër, partner të vërtetë i cili së bashku me ju, do të punojë në realizimin ëndrrës për universitete të njohura ndërkombëtare, thekson ministrja e Arsimit dhe Shkencës Renata Deskoska në mesazhin deri te brucoshët e ardhshëm dhe profesorët e universiteteve në vend.

Ajo u dëshiroi vit të suksesshëm akademik të gjithë brucoshëve, të cilët arsimin e tyre do ta vazhdojnë në programet e shumta studimore, që i ofrojnë institucionet e arsimit të lartë në vend, ndërsa me këtë e kanë zgjedhur rrugën për progres personal dhe shoqëror të bazuar në dituri, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

“Jini të zëshëm, shpreheni mendimin tuaj pa frikë, për shkak se ju jeni korrektuesi i politikave shoqërore, ju jeni simboli i lirisë dhe frymës progresive dhe ardhshmëria e Republikës së Maqedonisë”, thekson Deskoska në mesazhin deri te studentët e ardhshëm.

Ajo theksoi se si ministre në Qeveri e angazhuar për arsim dhe shkencë, do të angazhohet për përmirësim të standardit të studentëve, ndërsa njëkohësisht do ta garantojë edhe autonominë e universiteteve.

“Prezenca juaj në amfiteatret dhe laboratorët dëshmon se ju e keni kuptuar mesazhin i cili thotë: Investimi në dituri është vendimi më i sigurt, si në planin personal ashtu edhe në atë shoqëror. Vetëm njerëz të cilët kanë fituar disa kompetenca, të cilët janë të përgatitur profesionalisht që të ballafaqohen me detyrat dhe sfidat do të jenë konkurrentë në tregun e punës, ndërsa me këtë do të kontribuojnë edhe për mirëqenien personale, por edhe për atë të përgjithshme të bashkësisë në të cilën jeton”, përfundon Deskoska në mesazhin deri te studentët e ardhshëm dhe profesorë të universiteteve në Maqedoni.